Mikrobiologu Lul Raka u nderua sot me mirënjohje nga kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi për punën e tij të jashtëzakonshme në sensibilizimin e qytetarëve në luftën kundër virusit COVID.
Ilazi tha se profesori Lul Raka, ishte zëri sensibilizues në luftë kundër pandemisë në Kosovë.
“Ai na bëri krenar neve si kaçanikas, me përfaqësimin e tij dinjitoz si një profesionist i vërtet shëndetësor. Ai ishte pjesë e stafit mjekësor vullnetar në luftimin e Ebolës në Liberi, ndërsa përvoja e tij e jashtëzakonshme shërbeu në shtetin tonë në luftën kundër COVID 19. Respekt për të gjithë kaçanikasit që i japin të mira vendit tonë”, tha Ilazi.
Gjendet Alush Kastrati, 80 vjeçari që ishte zhdukur tash e k...
“Mbyllja e TikTok, kufizim i lirisë së shprehjes dhe shtypit...
FIFA ul buxhetin për Botërorin 2026 me mbi 100 milionë dolla...
Hera e gjashtë në histori/ Agjencia Ndërkombëtare e Energjis...
Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde, i kërkonin ...
FSK vizitë në shërbimin mjekësor të Bundeswehrit gjerman