Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se ka filluar procesi i vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit.
Sipas njoftimit, qytetarët që kanë pësuar dëme mund të paraqesin kërkesat e tyre deri më 16 janar 2026 (e premte), në zyrën pritëse të komunës së Fushë Kosovës.
Gjatë aplikimit, është e domosdoshme të plotësohet formulari përkatës dhe të bashkëngjiten fotografi (nëse ka) që dëshmojnë dëmet e shkaktuara.
Komuna u bën thirrje të gjithë qytetarëve të prekur që të respektojnë afatin e përcaktuar, me qëllim të trajtimit sa më të drejtë dhe transparent të kërkesave.
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...
Bayerni fiton në frymën e fundit ndaj Real Madridit, dhe kua...
Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve
Shefi i NATO-s thotë se Ukraina do të marrë 60 miliardë doll...
Kurti ngushëllon familjen Dauti në Prekaz, pas gjetjes së es...
48 vjeçari humb jetën në vendin e punës në Shtime