Komuna e Ferizajt thotë se nga dje nuk po mund të ofrojë shërbime të rëndësishme administrative për shkak të “një problemi serioz teknik në rrjetin qendror të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencionit të Regjistrit Civil të Kosovës”.
Sipas një njoftimi të Komunës, “ky problem është shkaktuar nga ndërprerja e lidhjes me sistemin elektronik qendror, gjë që ka bërë të pamundur përpunimin dhe lëshimin e dokumenteve të rëndësishme si: certifikatat personale, ekstraktet familjare, dokumentet e identifikimit si dhe të gjitha shërbimet që varen nga ky sistem”.
“Pavarësisht përkushtimit maksimal të stafit komunal për ofrimin e shërbimeve pa ndërprerje, kjo situatë është jashtë kompetencës sonë dhe zgjidhja e saj mbetet në duart e autoriteteve qendrore”, thuhet në njoftim.
Komuna e Ferizajt thotë se është “në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse dhe do të ju mbajë të informuar sapo të rikthehet funksionaliteti i sistemit”.
“Lusim për mirëkuptimin dhe durimin tuaj gjatë kësaj periudhe të përkohshme. Për rastet urgjente, ju ftojmë të paraqiteni në sportele, ku zyrtarët përgjegjës do t’ju ofrojnë udhëzimet e nevojshme. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...