Komuna e Dragashit ka marrë vendim që t’i ndihmojë financiarisht qytetarët e prekur nga coranvirusi, si dhe familjarët e viktimave nga virusi.
Komuna e Dragashit bën të ditur se kanë ndarë 120,860.00 euro për t’i ndihmuar qytetarët, transmeton Telegrafi.
Sipas njoftimit, për personat e shpallur pozitiv me COVID-19 nga IKSHPK shume e subvencionimit do të ndahet proporcionalisht në bazë të aplikacioneve dhe buxhetit, kurse për familjarët e ngushtë të personave të vdekur nga coronavirusi shuma e subvencionimit do të jetë 950 euro.
Afati i aplikimit është i hapur nga data 09 dhjetor deri më 15 dhjetor, dhe se dokumentet duhet të dorëzohen në zyrën e pranimit drejtuar komisionit për shqyrtimin e kërkesave për subvencione.


Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë