Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, ka vizituar Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, për t’u njoftuar nga afër lidhur me punën e këtij institucioni, në veçanti lidhur me trajtimin e pacientëve të dyshuar dhe konfirmuar me COVID-19 si dhe menaxhimin e Pandemisë në përgjithësi.
Gjatë takimit, deputetët u pritën nga ud. Drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe anëtarët e Bordit Drejtues të ShSKUK-së.

Drejtori Krasniqi, njoftoi anëtarët e Komisionit Parlamentar për aktivitetet e kryera gjatë kësaj kohe, me fokusim në menaxhimin e Pandemisë COVID-19, dhe i njoftoi për planet konkrete për përgatitjet në përballimin e një vale tjetër të mundshme të pandemisë
Ai njoftoi anëtarët e Komisionit për rikthimin e shërbimeve specialistike dhe shërbimeve tjera, e poashtu, edhe për planet dhe projektet tjera, në veçanti kërkoi përkrahjen e komisionit për funksionalizimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë, me buxhet dhe staf shtesë. Në të njëjtën kohë, drejtori Krasniqi, informoi anëtarët e Komisionit dhe kërkoi mbështetje për projektin e IVF-it, dhe legjislacionit për transplantim të indeve dhe organeve.

Anëtarët e komisionit shprehen vlerësimin e tyre dhe falënderuan menaxhmentin e ShSKUK për menaxhimin e pandemisë dhe ofruan mbështetjen e tyre të vazhduar.
Pas informatave dhe kërkesave që ju drejtuan nga Bordi Drejtues dhe menaxhmenti i ShSKUK-së, deputetët e këtij komisioni shprehen gatishmëri për të mbështetur institucionet shëndetësore në çdo situatë, me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të institucioneve shëndetësore./arbresh.info/
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...