Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, i cili përfaqëson 35 organizata joqeveritare, ka shprehur shqetësim lidhur me përhapjen e lojës së rrezikshme “Superman challenge” që po qarkullon në TikTok.
Deri tani, janë raportuar disa raste të nxënësve që kanë pësuar lëndime fizike nga përfshirja në këtë lojë.
KOMF ka apeluar për kujdes të shtuar, duke theksuar se kjo nuk është një “lojë” apo “sfidë”, por një aktivitet që mund të shkaktojë pasoja të rënda për shëndetin.
KOMF u ka bërë thirrje të gjithë nxënësve që të raportojnë tek prindi apo mësimdhënësi, nëse kanë informacion se shokët apo shoqet janë të përfshirë në këtë lojë, dhe që të përfshihen në lojëra që i ndihmojnë të rriten të fortë e të shëndetshëm, duke ju bërë thirrje dhe një herë që të qëndrojnë larg këtyre mashtrimeve./Arbresh.info
Bie fasada e një objekti banesor në Prishtinë, intervenojnë ...
Ushtarët e KFOR-it trajnohen për aftësi të shpëtimit të jetë...
AAK mban nesër Kuvendin e Përgjithshëm, pritet edhe zgjedhja...
NATO: Organizatat e sigurisë në Kosovë të vazhdojnë bashkëpu...
Lopezi viziton Barcelonën në stërvitje
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën ...