Njëri ndër komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Tara, ka bërë një deklarim publik së fundi, duke pohuar se do t’i kundërshtojë të gjitha akuzat e ngritura ndaj krerëve të UÇK-së.
Ai ndër tjera i cilëson akuzat si të përgatitura nga kriminelët ushtarakë serbë dhe Akademia Serbe, shkruan Arbresh.info.
”Unë, Komandant Hoxha, do të kundërshtoj të gjitha akuzat e ngritura ndaj krerëve të UÇK-së, duke i cilësuar ato si të përgatitura nga kriminelët ushtarakë serbë dhe Akademia Serbe e [Vaso Čubrilović] dhe [Dobrica Ćosić], në bashkëpunim me spiunë shqiptarë të UDB-së serbe, me qëllim që të jenë më bindëse për prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë. Shihemi nesër, ku do t’u përgjigjem pyetjeve të avokatëve mbrojtës të krerëve të UÇK-së, duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të tyre”, ka shkruar ai në Facebook.
I njohur në luftën e Kosovës, si komandant Hoxha, në cilësinë e dëshmitarit ai sot refuzoi të dëshmonte, pa iu shfaqur një dokument të cilin e kërkonte nga mëngjesi./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Tensione në Hagë/ Komandanti Ismet Tara: Nuk i besoj kësaj gjykate dhe nuk flas asgjë
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku