Komandanti i KFOR-it, Major Gjeneral Salvatore Cuoci është takuar sot me shefin e shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, Lubisha Dikoviq.
Qëllimi i takimit bëhet e ditur ishte diskutimi i situatës së tanishme të sigurisë, si dhe kryerja e aktiviteteve të përbashkëta mes KFOR-it dhe FAS, shkruan arbresh.info
Ky ishte takimi i parë mes komandantit të KFOR-it dhe gjeneralit Dikoviq që kur Cuoci mori komandën e kësaj force në nëntor të vitit të shkuar.
“Komandanti i KFOR-it në mënyrë periodike i takon Shefat e Mbrojtjes të vendeve që kufizojnë Zonën e Përgjegjësisë së KFOR-it për të rritur dialogun dhe mirëkuptimin e ndërsjellë ushtarak. KFOR vazhdon të përmbushë plotësisht detyrat e veta, sipas mandatit të NATO-s, duke nxitur aktivitetet për zbatimin e procesit të stabilizimit në Kosovë”, thuhet në komunikatën e KFOR-it./Arbresh.info/
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...