Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia ka vizituar Pejën ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.
Bashkë me kryetarin, Ristuccia kanë vizituar qytetin, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera, ata kanë vizituar edhe Patriarkatin e Pejës.
“Komandanti i misionit #KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka vizituar qytetin e Pejës-Peç dhe është takuar me kryetarin e komunës, z.Gazmend Muhaxheri. Së bashku me kryetarin e bashkisë dhe komandantin e RC-W, kolonel Gabriele Vacca, ai bëri një turne në qendër të qytetit.”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
“Ata vizituan edhe Patriarkanën Pejë-Peç ku murgeshat ilustruan të gjitha detajet e këtij objekti të lashtë dhe të rëndësishëm fetar. Komuna e Pejës-Peç është nikoqire e Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim, e cila është përgjegjëse për të gjithë zonën perëndimore të Kosovës.”, thuhet tutje./Arbresh.info
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja