Kosovarët që udhëtojnë përmes pikave kufitare edhe këtë mëngjes, po përballen me pritje të gjata.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, situata paraqitet më e ngarkuar në pikën kufitare në Merdar, ku pritjet për automjete arrijnë nga 100-120 minuta në dalje.
Gjithashtu, aty është regjistruar një kolonë e gjatë prej 1 kilometër.
Ndërkohë, pika të tjera si Dheu i Bardhë kanë pritje deri në 20 minuta për dalje dhe një kolonë prej 80 metrash.
Në pikat si Hani i Elezit, Jarinje, Vërmicë, dhe të tjera, pritjet janë minimale duke u kufizuar nga 3 deri në 5 minuta, si për automjetet ashtu edhe për kamionët.

Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...
Kurti takon banorët e fshatit Panorc: Malisheva, qendër e in...
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër