Avokati Arianit Koci ka folur për afatin e te ngritjes së aktakuzave të Gjykatës Speciale.
Mendon se aktakuza e parë nga kjo gjykatë nuk do të deponohet deri në vitin e ardhshëm.
Ai ka sqaruar edhe procesin se si arrihet deri tek kjo aktakuzë dhe vonesat e mundshme që mund të ndodhin deri tek ngritja e saj.
“Natyra shume shtresorë e procedurës penale në Gjykatën Speciale, nuk rrjedh vetëm prej seriozitetit të akuzave dhe përmbajtjes juridike, por edhe nga dëshmitë e dëshmitarëve të cilat duhet ti nënshtrohen verifikimit serioz, nga ana e Gjykatës”.
“Është fakt notor që mund të ketë pasur tentativë për ndërhyrje në prova gjatë hetimeve, prej palëve të treta”, ka thënë Koci.
Sipas tij kredibiliteti i çdo prove që i është servuar Prokurorisë duhet të vërtetohet.
“Prandaj, duke e ditur mirë se si funksionojnë Tribunalet ad hoc, dhe duke e pasur parasysh modus operandin e Prokurorisë, sipas analizës sime juridike, aktakuzat e para nuk do të deponohen në Gjykatën Speciale, para pranverës së hershme të vitit të ardhshëm”
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...