Asamblisti i VV-së Egzon Azemi, gjatë betimit të kryetarit Përparim Rama, ka vendosur në ulësen e tij një letër e cila u largua nga asamblistët e LDK.
Azemi tha se letra e vendosur mbante shënim urime koalicioni LDK-PDK-NISMA-PSD.
“E vendosëm disa here edhe një urim aty tekë emri i kryetarit ku shkruante ‘urime koalicioni LDK-PDK-NISMA-PSD’ edhe tjera se ka shumë. Nuk e di pse po ju pengon asamblistëve të këtij subjekti ky urim pasi që një gjë e tillë po dëshmohet me vetë propozimin e Kryesuesit të Kuvendit. Grupi më i madh parlamentar në këtë rast LDK pati rastin ta propozojë Kryesuesin dhe nuk e propozon ndërkohë për urimin për një koalicion kaq gjigant e mohojnë dhe e largojnë letrën. Ju lutem veç keni durim. Nuk e kuptoj inatin e Sokolit ndoshta nga arsyeja që nuk e kanë propozu Sokolin për me zbutë këtë inat të Sokolit unë e propozojë Sokolin për Kryesues të Kuvendit.
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...