Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, Drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi, deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Avdyli, si dhe profesionistë shëndetësorë, morën pjesë në përurimin e Klinikës së re të Ortopedisë në QKUK.
Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media, bën të ditur se janë bërë investime prej mbi 2.8 milionë euro në këtë klinikë.
“Investimet mbi 2.8 milionë euro në Klinikën e Ortopedisë sjellin përmirësime të dukshme në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, duke garantuar standardet më të larta të trajtimit për pacientët tanë”, thuhet në njoftimin nga MSH-ja, shkruan Arbresh.info
Objekti i ri i ortopedisë, me një sipërfaqe prej rreth 3500 m² dhe një vlerë mbi 2.8 milionë euro, përfshin tri reparte, secila me branatoren e vet, 4 salla operative, 22 dhoma për pacientë me 44 shtretër, tualete në secilën dhomë, përfshirë tualete të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara, Instalimi i sistemit “call nurse” dhe sistem qendror të klimatizimit e ventilimit.
Sipas MSH-së, ky objekt modern është një mjedis i sigurt dhe shumë komod për pacientët.





Aksident i rëndë në Prishtinë, policia përplaset me Taxin ...
Horoskopi ditor për sot
Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu
Garcia qëndron me “këmbë në tokë”: Para meje luan Mbappe, ai...
Moti i keq shkakton probleme në Britaninë e Madhe
Inter triumfon ndaj Bolognas, rikthehet në krye të Serie A