Faton Klinaku nga OVL UÇK ka komentuar për zhvillimet e fundit politike në vend ku ka përmendur asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, asociacioni i komunave me shumicë serbe me automatizëm do të qonte drejt autonomisë e më vonë drejt ndarjes së veriut të Kosovës.
Ai, ndër të tjera ka thënë se kryeministri i vendit Albin Kurti duhet t`i thotë SHBA dhe BE se propozimet aktual për asociacionin do të krijojnë një statu quo dhe se nuk do të zgjidhte asgjë./Arbresh.info/
Reagimi i plotë:
Reciprociteti në mes të Kosovës dhe Serbisë, detyrimisht do të dërgonte në ‘shkëmbim të territoreve’
– Asociacioni i komunave serbe, detyrimisht do të dërgonte në autonomi e më vonë ndarje të atij territori nga Kosova
Të merresh vetëm me problemin e serbëve në Mitrovicën veriore, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq e të mos merresh edhe me shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, përveç që është e dëmshme për Kosovën, është edhe politikë antikombëtare.
Në vend se t’i thonë Amerikës dhe BE-së se ky propozim aktual na mbanë në status-quo dhe nuk mund të zgjidh asgjë por vetëm do të sjell dëme edhe më të mëdha, këta i flasin për asociacione sikur psh. ai i modelit kroat.
P.S
Kur nuk do zgjidhje tjetër, e kur e sheh se po vjen zgjidhje shumë e keqe, si dhe kur e sheh se je duke shkaktuar dëme të mëdha, shko në shtëpi se ‘nami’ nuk bëhet, sepse kanë rënë perandori e perandorë.
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
Liverpooli përgatit goditjen e madhe, synon yllin e madh ang...
Rama përkujton 21 Janarin: 15 vjet nga një krim shtetëror i ...
Hoti për Rugovën: Në kohë të errëta, zgjodhi mençurinë mbi u...