Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku po gjykohen për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Bekim Kodraliu, të dy të akuzuarit hodhën poshtë pretendimet.
“Konsideroj se nuk ka vepër penale dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë kanosje, prandaj nuk e pranoj”, tha Klinaku para trupit gjykues.
Po ashtu edhe Nuredin Selmani u shpreh: “Jo, nuk e pranoj”.
Pas deklarimeve, gjyqtari Rrahman Beqiri theksoi se, sipas nenit 240 të Kodit të Procedurës Penale, meqë nuk ka pranim të fajësisë, mbrojtësit e të akuzuarve – avokatët Ramë Dreshaj dhe Labinot Vata – kanë afat 30-ditor për të paraqitur kundërshtimet ndaj provave të Prokurorisë./Arbresh.info
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...