Ayam Cemani është një lloj pule që kushton rreth 2500 dollarë. Ajo konsiderohet si më të shtrenjta në botë për shkak të veçantisë që kanë.

Pulat që rriten në Indonezi dhe konsiderohen si të rralla, janë të zeza si në pjesën e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme.

Puplat e tyre janë të zeza, sqepat, kthetrat, madje edhe mishi, eshtrat dhe të gjitha organet e brendshme janë të tilla.

I vetmi element jo i zi i këtyre shpendëve është gjaku, i cili ka ngjyrë të kuqe, siç është tek të gjithë kafshët, shpendët dhe njerëzit.

Ekspertët thonë se ato janë të zeza për shkak të karakteristikës gjenetike të njohur si “fibromelanosis”, e cila ndihmon në përshpejtimin e krijimit të qelizave të zeza të pigmenteve. Mishin e kësaj pule vlerësohet shumë./G.Shqip/Arbresh.info
45 minuta të çmendura në “Metropolitano”, Barça ...
Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë me të birin: Dhurata...
Rikthehet Atletico, Ademola Lookman shënon golin e qetësisë
Barcelona realizon edhe golin e dytë ndaj Atleticos
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...
Digjet i gjithë pallati përballë spitalit “Nënë Tereza” në T...