Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Besim Beqajn i cili sot dha dorëheqje nga posti i ministri të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Beqaj e paraqiti dorëheqjen te kryeministri pas vendimit të djeshëm të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për të liruar nga pozita të gjithë zyrtarët që kanë aktakuza.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka listuar emrat e personaliteteve politike të cilët i ka liruar nga detyra gjatë mandatit të tij të kryeministrit
Më poshtë postimi i Haradinajt:
Pranova sot, kërkesën për dorëheqje nga Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj dhe pas kërkesës së tij, duke e falënderuar për bashkëpunimin e deritashëm, vazhduam me procedurat administrative duke e liruar nga detyra e Ministrit.
Gjatë udhëheqjes së Qeverisë së vendit me një koalicion me bazë të gjerë, deri tani kam liruar nga detyra:
Ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj (AKR) dhe drejtori i AKI-së Driton Gashi për rastin e ekstradimit të shtetasve turq, Ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo (Lista Serbe), vendim politik, Ministrin e MAPL Ivan Todosijević (Lista Serbe) dhe Zv. Ministren Vesna Mikić (Lista Serbe), për shkak të mohimit të krimeve të luftës dhe shkeljes së parimeve demokratike të vendit, Zv. Ministri Musa Cena – MZHR (AAK) dhe Zv. Ministri Bujar Nerjovaj MAP (AAK), për shkak të përballje ligjore me veprime të caktuara gjatë ushtrimit të funksionit zyrtar dhe përballjes me drejtësinë, Ministrin e Tregtisë, Bajram Hasani (NISMA), Ministrin e Brendshëm Bejtush Gashi (AKR), Ministren e Ambientit Albena Reshitaj (AKR), vendim politik.
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...