Sonte është rritur numri i personave të infektuar me Covid-19 të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Pas tri rasteve të reja me koronavirus në këtë komunë, ka reaguar kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ku ka treguar se gjendja e tyre është stabile, shkruan portali arbresh.info
Ai ka bërë thirrje tek qytetarët që të kenë kujdes në respektimin e masave kundër koronavirusit.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar bashkëqytetarë,
Edhe tre qytetarë, pas testimit për COVID 19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHP në Prishtinë, kanë dalë POZITIV.
Të konfirmuarit me COVID 19 janë nga qyteti i Rahovecit, kanë gjendje stabile shëndetësore dhe po trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Lehtësimi i masave, nuk nënkupton që është mbyllur puna me pandeminë.
Rastet e fundit dëshmojnë se duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat mbrojtëse dhe ta mbajmë distancën sociale – ende po luftojmë me të panjohurën!
RRINËSHTËPI!. /arbresh.info/
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj