Në mëngjesin e ditës së diele të datës 27 tetor 2019, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta prapa
Ndryshimi do të fillojë në orën 3, ku do të shënojë ora 2, duke kthyer pra kështu një orë prapa.
Ky ndryshim i orës bëhet dy herë në vit, në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore. Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës dhe përfundimin e saj.
Mirëpo Bashkimi Europian ka vendosur që nga vitit 2021 ndërrimi i orës të hiqet dhe shtetet anëtare të BE’së do të vendosin vet se me çfarë ore do të vazhdojnë, verore ose dimërore.
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...