Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, i është përgjigjur ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, duke theksuar se LDK-ja qëndron në opozitë dhe nuk do të ndryshojë qëndrimet e saj para zgjedhjeve.
Në një reagim publik të mërkurën, Kica-Xhelili shprehu habinë për mënyrën se si janë interpretuar deklaratat e LDK-së.
“Këta a NUK kuptojnë çka themi ne, apo bëhen që nuk kuptojnë? Apo qëndrimet tona janë “sport i rëndë” për ta?Ju kemi thënë e po ua themi prap: A jeni fitues të zgjedhjeve? BËJENI QEVERINË! LDK, me vullnet të mirë, qëndron në opozitë! LDK, me vetëdije të plotë NUK I NDRYSHON qëndrimet paraelektorale. Ato mbesin të njëjta, ato mbesin të shenjta”, tha ajo.
Ndryshe, Çeku kishte adresuar më herët kritika ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili kishte deklaruar se partia që drejton nuk do të hyjë në koalicion pa postin e kryeministrit./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Çeku për Abdixhikun: Si mund të bëhesh kryeministër kur fituesi është trefish larg teje
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...