Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, duke i thënë se askush nuk po i ndalë ta zgjedhin kryeparlamentarin e qeverinë.
Kica-Xhelili përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se VV paradite po fyen LDK-në kurse pasdite po e lutë me nderime, shkruan Arbresh.info.
“Qe 11 herë impononi kandidat të papranueshëm për Kryetar të Kuvendit, dhe interpretoni procese arbitrarisht. Flisni në përsëritje të mërzitshme se si numrat për qeveri i keni, por jo për Kryetar Kuvendi. Kosova është në krizë institucionale me Kuvend të bllokuar nga ju, çka e bën qeverinë tranzicionale zgjidhje pragmatike. Zgjedhjet e reja, të mbajtura kaq shpejt pas atyre të 9 shkurtit 2025, vetëm do t’a thellonin polarizimin politik dhe rrisin apatinë e votuesve, me të drejtë”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/
Kamberi pas takimit me kongresistët amerikanë: Shqiptarët në...
Rashica po kërkohet nga skuadra të Francës e Italisë
Delegacioni i kongresistëve amerikanë në Preshevë: Ka proble...
Tragjedi në Belgjikë/Treni përplaset me minibusin e një shko...
Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Koso...
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensioni...