Misioni i udhëhequr nga NATO – KFOR ka bërë të ditur se ushtarët italianë nga Komanda Rajonale Perëndim (RC-W) po zhvillojnë patrullime në komunën e Prizrenit.
Sipas njoftimit në Facebook, këto patrullime janë pjesë e përkushtimit të KFOR-it për të garantuar siguri dhe stabilitet për të gjitha komunitetet brenda Zonës së Përgjegjësisë së RC-W, si dhe për të ruajtur lirinë e lëvizjes në gjithë territorin.
“Këto patrullime ndihmojnë në përmirësimin e sigurisë së të gjitha komuniteteve dhe janë dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të KFOR-it për stabilitet dhe liri të lëvizjes në rajon”, thuhet në postim.
KFOR thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e vet – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – për të ofruar një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
Gjithashtu, theksohet se KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX), në funksion të garantimit të sigurisë në terren.
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...
Manchester United synon ta transferoj mbrojtësin e Bournemou...
Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trump...
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit
Bllokada e porteve iraniane hyn në fuqi
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...