Ditën e premte Indeksonline, pati raportuar se disa pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë hyrë në territorin e Kosovës, më saktësisht në fshatin Dumnicë të Podujevës.
Sipas banorëve të kësaj ane, ata janë afruar shumë afër pronave të tyre, derisa kanë lëvizur lirshëm këndej kufirit.
Sot, ekipi i Indeksonline ka qëndruar në fshatin Dumnicë për të mësuar më shumë rreth kësaj situate. Ndërkohë, që atje kanë takuar ushtarët e KFOR-it, ata amerikan dhe çek.
Po të njëjtit, thanë se po bëjnë patrulla të vazhdueshme pas raportimit të Indeksonline se disa pjesëtarë të xhandarmërisë serbe janë parë në territorin e Kosovës.
Ushtarët e KFOR-it, posedonin edhe fotografitë e siguruara nga Indeksonline, derisa kanë treguar se po merren me rastin në fjalë.
Ndërkohë që ata nuk kanë pranuar të japin ndonjë prononcim lidhur me këtë çështje.
Kujtojmë faktin se kjo nuk është hera e parë që xhandarmëria serbe në forma të ndryshme mundohet të kalojë kufirin e Kosovës./Indeksonline/






Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...