Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka njoftuar se zjarri në bjeshkët e Prevallës është shuar dhe nuk duket se ka shenja se mund të përsëritet gjendja e njëjtë.
Me anë të një postimi në Facebook, Totaj theksoi se shuarja e zjarrit u mundësua pas intervenimit nga ajri, nga ana e KFOR-it, shkruan Arbresh.info.
“Si rezultat i përcjelljes së gjendjes së krijuar me zjarret në Prevallë dhe pas konsultimeve me të gjithë akteret, përfshirë edhe KFOR-in, u vlerësua se për ta evituar rrezikun e përhapjes së mëtutjeshme të zjarrit duhet intervenuar nga ajri. KFOR-i edhe një herë e ri konfirmoi përkushtimin për t’u gjetur aty kur rrezikohet prona dhe jeta e banorëve në Kosovë.”, tha ai.
“Gjate intervenimit nga ajri, nga ana e KFOR-it, me anë të helikopterëve është hedhur ujë, ndërsa, zjarri është shuar dhe nuk duket se ka shenja se mund të përsëritet gjendja e njejtë. Megjithatë, bashkë me të gjithë akterët relevant në terren jemi në përcjellje të situatës.”, shkroi Totaj.
Ai shprehu falënderimin dhe mirënjohjen ndaj ndaj KFOR-it por dhe ndaj të gjithë akterëve tjerë të cilët dhanë kontributin për menaxhimin e pastaj për të shuar zjarrin.
“Falënderim për shtabin emergjent të krijuar nga Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë e Komunës së Prizrenit, posaçërisht zjarrfikësve prizrenas që monitoruan situatën gjatë gjithë kohës.”, përfundoi Totaj./Arbresh.info/
Vrasja e një 18-vjeçari në Britani shkakton protesta të dhun...
“Gjuha shqipe nuk është privilegj”, studentët e Kosovës prot...
Costa në Prishtinë: BE rikonfirmon mbështetjen për Kosovën n...
Incidentet në Zvërnec, arrestohen dy personat që tërhoqën me...
Allegri drejt Napolit, sot takimi vendimtar me Milanin për s...
Adelina Tërshani dorëzon në polici dosje me 650 faqe kërcëni...