Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka bërë të ditur se nga Forca e Sigurisë së Kosovës i është konfirmuar që hyrja e një konvoji të kësaj force në veri të Kosovës gjatë ditës, ka ndodhur gabimisht.
KFOR-i ka thënë se i pranon deklaratat nga Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës se njësiti përkatës i FSK-së gabimisht kishte devijuar nga kursi i saj për disa minuta dhe menjëherë ishte kthyer në itinerarin origjinal të tij, në jug të Kosovës.
“KFOR-i mirëpret respektimin e vazhdueshëm nga FSK-ja të marrëveshjes për të mos dërguar personel të FSK-së në veri të Kosovës, pa njoftim paraprak dhe pajtueshmëri nga komandanti i KFOR-it. Kjo pikë u ritheksua edhe në një telefonatë sot mes komandantit të KFOR-it dhe komandantit të FSK-së. Komandanti i FSK-së ritheksoi se njësiti i FSK-së gabimisht kishte devijuar përkohësisht nga kursi i tij”, thuhet në një përgjigje për KOHËN nga KFOR-i.
LEXO EDHE:
FSK për hyrjen në veri: Pjesëtarët tanë ngatërruan drejtimin e lëvizjes, ishin nisur nga Istogu
KFOR-i ka thënë se është i pozicionuar mirë në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe në veri dhe është i gatshëm t’i përgjigjet çdo zhvillimi përkatës të sigurisë, në përputhje me mandatin që i buron nga Kombet e Bashkuara.
Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kishin hyrë gabimisht në territorin e Mitrovicës së Veriut gjatë ditës së enjte, ku kanë qëndruar për disa minuta, bëri të ditur të enjten shefi i sektorit të informimit publik të FSK-së, Vëllazërim Qerimi. Të njëjtin version e dha edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Forca e Sigurisë së Kosovës njofton publikun që sot me datë 16.10.2025 në ora 10:30, gjatë lëvizjes së konvojit të FSK-së nga Istogu për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë, pjesëtarët e FSK-së me automjete e kanë ngatërruar drejtimin e lëvizjes”, ka thënë shefi i sektorit të informimit publik në FSK.
E zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, tha se konvoji i FSK-së kaloi rreth pesë minuta në një stacion karburanti, ku policia i ka parë dhe i ka pyetur për situatën. Sipas Elshanit, pjesëtarët e FSK-së u përgjigjën se kishin gabuar vendndodhjen dhe menduan se ishin në Mitrovicën e Jugut.
Dislokimi i FSK-së në veri të vendit është i mundur vetëm me pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj NATO-s. Ky angazhim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet në fuqi edhe sot, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së.
LEXO EDHE:
Jashari: Do të ketë masa ndaj ekipit që hyri “gabimisht” në veri
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme