Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka deklaruar për “Albanian Post” se kanë kontaktuar me ekipin e FSK-së që ka hyrë “gabimisht” në veri dhe se për këtë janë duke përgatitur disa masa.
“Po, kemi kontaktuar, pasi janë pjesëtarët tanë që kanë ngatërruar rrugën. Do të sqarojmë të gjithë rastin se si ka ndodhur. Sa u përket masave, këto janë procedura të brendshme, sigurisht që ne jemi angazhuar për to dhe besoj se do të arrijmë tek pikat e duhura”, deklaroi Jashari për AP-në.
Ndërkaq, FSK-ja përmes një komunikate për media është sqaruar se “gjatë lëvizjes së konvojit të FSK-së nga Istogu për në Kazermën e FSK-së në Mitrovicë, pjesëtarët e FSK-së me automjete e kanë ngatërruar drejtimin e lëvizjes”.
Shembja e rrugës në Prishtinë, KRU Prishtina njofton rikthim...
Fundi i përballjes në Apel, pritet vendimi që vulos fatin e ...
Foda jep lajmin e madh: Zhegrova ka gjasa të luajë nga filli...
Avokati i “Kobrës” ngre dyshime në Apel: Përgjime të paautor...
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion