Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë parë paraditen e së enjtes në pjesën veriore të Mitrovicës, ngjarje që ngjalli reagime dhe raportime të menjëhershme.
FSK ka sqaruar përmes një komunikate zyrtare se bëhet fjalë për një gabim në drejtimin e lëvizjes së konvojit, i cili ishte nisur nga Istogu drejt kazermës së FSK-së në Mitrovicë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës njofton publikun që sot me datë 16.10.2025 në ora 10:30, gjatë lëvizjes së konvojit të FSK-së nga Istogu për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë, pjesëtarët e FSK-së me automjete e kanë ngatërruar drejtimin e lëvizjes”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Ngjarja është konfirmuar edhe nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se pjesëtarët e FSK-së kishin hyrë gabimisht në Mitrovicën e Veriut duke menduar se ndodheshin në jug./Arbresh.info
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-...
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur