Gjeneral brigade Luca Piperni ka marrë sot zyrtarisht detyrën e zëvendëskomandantit të ri të KFOR-it nga gjenerali austriak Gunter Schopf, i cili shërbeu për 13 muaj në kuadër të KFOR-it.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari, ka çmuar lart punën dhe kontributin e Schopf.
“Ndihma dhe përvoja juaj më lehtësuan hyrjen në vendin e komandantit, dhe profesionalizmi juaj ekspert më bëri të ndihem rehat me ju në krahun tim”, tha gjeneral Kajari.
KFOR-i përbëhet nga 3.700 ushtarë nga 28 vende, aleatë dhe partnerë të NATO-s dhe është i përkushtuar të kontribuojë për një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë./arbresh.info/
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor