Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka folur për komunikimin e fundit që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Ai sonte në Klan Kosova tregoi se ka zhvilluar një bisedë të fundit me Kurtin, në të cilën e ka njoftuar për qëndrimin e tij pas përpjekjeve të deritanishme për bashkëpunim.
Sipas Hamzës, komunikimi mes tyre nuk ka sjellë rezultat konkret, pavarësisht diskutimeve dhe veprimeve që janë ndërmarrë deri më tani.
Ai tha se me këtë bisedë është mbyllur komunikimi mes tyre për këtë çështje, duke ia lënë Kurtit që të vazhdojë përpjekjet për zgjedhjen e presidentit, siç u shpreh, “me të tjerë”.
“Unë e kam informuar sot, në komunikimin tonë sot, të fundit, e kam informuar që kjo çka kemi biseduar deri tani, të gjitha veprimet që i kemi bërë, nuk kanë rezultuar me sukses, këtu përfundon komunikimi ynë, unë të dëshiroj sukses ta zgjedhësh presidentin me të tjerët”, tha Hamza.
Nis sot seanca ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim ...
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision