Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se sot po e hap një faqe të re me qëllim për ta kthyer LDK-në në vendin e saj meritor në skenën politike kosovare.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se rruga përpara kërkon rikthimin e mbështetësve të LDK-së, që më kohë kanë ndarë rrugët me LDK-në.
”Sot po e hapim një faqe të re me synime e qëllime për ta kthyer LDK-në në vendin e saj meritor në skenën politike kosovare. Rruga përpara s’është e lehtë, por ajo duhet të jetë e mbarë dhe e drejtë. Rruga përpara kërkon mobilizimin e mendjeve më të mira që kemi brenda. Rruga përpara kërkon rikthimin e mbështetësve të LDK-së, që më kohë kanë ndarë rrugët me ne. Rruga përpara kërkon hapjen ndaj mendjeve më të mira të vendit, që LDK-në dhe idenë e saj e shohin si bindje origjinale e tyre”, shkroi Abdixhiku.
Tutje ai falenderoi të gjithë që e uruan për pozitën e tij të re në LDK.
“Më lejoni që këtu, të falenderoj të gjithë politikanët vendorë e ndërkombëtarë për urimet e marra sot. Falenderoj Kryeministrin në detyrë z. Hoti, u.d. e Presidentes znj. Osmani, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje! z.Kurti; kryetarin e AAK-së z. Haradinaj; kryetarin e Kryeqytetit z. Ahmeti; Kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri z.Lulzim Basha e ish Presidentin shqiptar z. Sali Berisha, miqtë tanë në Partitë Popullore Evropiane dhe gjithë kolegët, bashkëpunëtorët e përfaqësuesit tjerë të korit diplomatik”, përfundoi ai.
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...
20-vjeçari rumun humb jetën në burgun e Shkodrës, dyshohet p...
Grenlanda goditet nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ...
Rama me letër të hapur për Kurtin
Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanto...
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...