Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të dhurojnë mjete financiare për Fondin për Siguri, që është themeluar sot nga Qeveria e Kosovës.
Deputetja e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Albana Bytyqi, ka njoftuar se rrogën e saj të muajit shkurt do ta ndajë për këtë fond.
E pas saj, edhe kolegia nga Lëvizja Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, ka thënë se do të dhurojë kursimet familjare në vlerë prej pesë mijë euro, për të kontribuuar në mbushjen e këtij fondi.
“Kursimet familjare në vlerë prej 5000€, do t’i dhurojmë kontribut për sigurinë e fëmijëve tanë”, ka shkruar Ujkani në facebook.
Fillimisht, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka filluar nismën e ndarjes së mjeteve financiare për këtë fond që shumë shpejt do të jetë i hapur për të kontribuuar çdokush që ka mundësi./arbresh.info/
LEXO EDHE
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës