Policia e Kosovës është në kërkim të dy personave, fotografitë e të cilëve janë publikuar me autorizimin e Prokurorisë Themelore, për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në një parking në rrugën “C” në Prishtinë, dhe për hetimin e tij policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe lokalizuar personat e dyshuar.
Policia fton qytetarët se kushdo që ka informacion, përmes njohjes së tipareve fizike apo vendndodhjes së tyre, të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të këtij rasti./Arbresh.info/
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...