Ende pa u bërë 24 orë nga rasti ku Peja u trondit nga një plagoje e trefishtë, Policia e Kosovë ka arrestuar të dyshuarin kryesor për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, Agron Gashi.
Arrestimi i shpejtë i autorit u bë falë ekipit profesional të hetuesve dhe prokurorit të krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë, Ersan Qavolli.
Arbresh.info ka siguruar fotografinë e ekipit që punuan në kapjen e autorit.

Ndryshe, në një prononcim për Arbresh.info, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka bërë të ditur se personi i dyshuar për “Vrasje të rëndë në tentativë”, Agron Gashi dhe ndaj të njëjtit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
“Para pak çastesh është lokalizuar nga Policia e Kosovës dhe është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit do të ndalohet për 48-orë”, tha ai për Arbresh.info. Ndërkohë, njëri prej të plagosurve në Pejë mbrëmë është në gjendje kritike, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje të rëndë, por më stabile sesa i plagosuri tjetër.
Ndryshe, tre persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmë rreth orës 21:25 në Pejë.
Të plagosurit u transferuan nga Spitali i Pejës në QKUK në gjendje të rëndë./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Arrestohet Agron Gashi, i dyshuar për plagosjen e trefishtë në Pejë
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...