Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës morri vetëm 7,1% të votave. E përkthyer në ulëse në Kuvendin e Kosovës, partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj do t’i ketë 8 deputetë.
‘Reporteri’ ka siguruar listën me emrat e 8 kandidatëve që fituar mandat nga radhët e AAK-së.
Listës i prin Ramush Haradinaj, i cili ishte kandidat për president nga AAK.
E pas tij renditen Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Pal Lekaj.
Ndërkaq në grupin e ardhshëm parlamentar, AAK do t’i ketë edhe 3 gra.
Edhe Time Kadrijaj sërish i ka fituar votat e mjaftueshme për deputete. Derisa, Albena Reshitaj dhe Albulena Bytyqi fitojnë mandate sipas kuotës gjinore duke u bërë kështu deputete të AAK-së në legjislaturën e ardhshme.
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...