Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Artan Behrami në profilin e tij në facebook ka postuar njê hartë, në të cilën është identifikuar pjesëmarrja e shteteve të NATO-s në invervenimin humanitar më 1999 në Kosovë.
Behrami ka shkruar se për krejt ata që ende kanë dilema se me kënd duhet të pozicionohet Kosova, me Amerikën apo BE-në, më poshtë e keni një grafikë që tregon pjesëmarrjen e shteteve anëtare të NATO-s në intervenimin humanitar më 1999 në Kosovë.
“Amerika e Clintonit, Bushit, Obamas, Trumpit dhe Grenellit më 1999 investuan 70% më shumë për çlirimin dhe lirinë tonë sesa shtetet e tjera, kryesisht të BE-së së Borrellit dhe Lajčakut”, ka shkruar ai.
Me këtë postim, këshilltari i Presidentit ka kritikuar kryeministrin Kurti, i cili duket se ka ndjek rrugën e Brukselit dhe jo të Uashingtonit për përfundimin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...