nisur. Politika evropiane e vizave për Kosovën është duke marrë përmasa raciste, duke e açikuar popullin e Kosovës si ‘parashoqëri primitive’ përball ‘shoqërive moderne’ evropiane”, ka shkruar Behrami në Facebook.
Behrami thotë se fat të njëjtë si vizat do të ketë edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Përmes një OpEd-i, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës paralajmërojnë një proces të dialogut Kosovë-Serbi, që duket se fatin do ta ketë të njëjtë me këtë të liberalizmit të vizave. Një rrugëtim i gjatë me një shkëndijë të pasosur në fund të territ izolues, që largësia e saj mund të matet vetëm vite të dritës!”, ka shkruar Behrami.
Ai ka shtuar se kryediplomatët gjermanë dhe francezë nuk e kanë përmendur liberalizimin e vizave e as njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Serbia.
“Ministrat e Jashtëm gjermano-francez nuk përmendin fare liberalizimin e vizave, as njohjen nga Serbia, asnjë fjalë për ndalimin e ç’njohjeve nga Serbia dhe mbi të gjitha asnjë afat kur një proces i tillë mund të përfundojë! Në kohën e thyerjeve të mëdha globale ndërmjet Amerikës dhe Kinës, BE-ja në vend që të kërkojë unitet euroatlantik, ajo po nxitë ndarje, përmes proceseve paralele dhe të pakoordinuara me SHBA-në”, ka thënë Behrami.
“Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike”, Rama fle...
Gjenden armë e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar n...
Xhiro e 33-të në Superligë, të gjitha duelet zhvillohen sot
Ebola alarmon Afrikën, OBSH shpall emergjencë globale në Rep...
Alis arrin vendin e 13-të në Eurovizion, ‘Nan’ mori 145 pi...
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot