Ilir Kërçeli, këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës ka thënë se qytetarët serb të Kosovës nuk e kanë përkrahur sulmin ndaj Policisë së Kosovës nga kriminelët serb në veri, për të cilin tha se është i organizuar nga Serbia.
Me anë të një postimi në Facebook, Kërçeli ka thënë se presidenti i Serbisë, ua ka lënë fajin qytetarëve serb në komunat veriore për vrasjen e policit të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Qytetarët serb të komunave veriore, janë qytetarë të Republikës së Kosovës. Ata dje nuk e përkrahen krimin e organizuar të orkestruar nga Serbia. Grupet terroriste te financuara direkt nga Beogradi, nuk arritën të gjejn përkrahje nga qytetarët e asaj pjese të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kërçeli.
“Gjatë tërë ditës Presidenti i Serbisë apo ish ministri i propagandës në kohen e kasapit të ballkanit, spostonte kohën kur do dilte në konferencë për të menduar se cfarë do të ishte propagandimi i radhës. Në fund të ditës zgjodhi se fajin për sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe vrasjen e policit të ndjerë Afrim Bunjaku t’iua faturonte qytetarëve serbë të komunave veriore”, shtoi ai.
Sipas Kërçelit, Vuçiq ka provuar përsëri t’i përdorë qytetarët serbë për kalkulimet e tij fashiste, e për të mbrojtur e amnistuar grupet e tij kriminale./Arbresh.info
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën