Ish këshilltari i presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ka kërkuar që sa më shpejt deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës ta dëgjojnë ish-presidentin e gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons.
Adil Behramaj, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sa më shpejt që deputetët ta dëgjojnë atë, aq më e shëndetshme do të jetë për drejtësinë dhe për misionin e EULEX-it në vend.
“Sa më herët që Parlamenti i Kosovës vendosë ta dëgjojë ish-presidentin e gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, aq më e shëndetshme do të jetë për drejtësinë̈ dhe për vetë misionin e EULEX-it në Kosovë”, ka shkruar Behramaj.
Ndryshe, ish-presidenti i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, u ka nisur një letër deputetëve të Komisionit për Legjislacion me datë 16 korrik duke kërkuar që të raportojë lidhur me informacionet që ka për ndërhyrje në hetime, kërcënime të dëshmitarëve, manipulim të trupës gjykuese etj.
Britaniku Malcolm Simmons, i cili ka qenë gjyqtari më i lartë i misionit që nga viti 2014, kishte deklaruar se ai kishte denoncuar disa raste të korrupsionit në zemër të misionit të EULEX-it dhe thoshte se EULEX ishte subjekt i ndërhyrjes politike./arbresh.info/
Konjufca për çështjen e presidentit: Do shkojmë në zgjedhje ...
Trump: Ndaluam Iranin të pushtonte rajonin
Bëhen publike pamjet në gjykatë: Momenti kur terroristi serb...
FSK organizon garën “Ushtari më i mirë 2026”, marrin pjesë e...
Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua
KRU `Prishtina` paralajmëron ndërprerje të ujit në disa lagj...