Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike KESCO ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të fundit, rreth 50% e konsumit në Kosovë është mbuluar përmes importit.
Ata kanë thënë se aktualisht po përballen me rritje të sasisë të lartë të energjisë elektrike të importuar dhe me çmime të larta të blerjes në treg, çka, sipas tyre, krijon presion shtesë në mbulimin e kërkesës dhe në menaxhimin e kostove të furnizimit.
“Kjo varësi nga importi shoqërohet me kosto të larta, veçanërisht në një periudhë kur energjia elektrike është e nevojshme edhe për shtetet e tjera të rajonit dhe kërkesa në treg është e rritur”, thuhet në njoftimin e KESCO-s.
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike u ka bërë thirrje konsumatorëve që të kursejnë energjinë elektrike, sidomos në orët e pikut, në mënyrë që të ulet nevoja për import dhe kostot që lidhen me të.
“Kursimi i energjisë është në interes të përbashkët dhe ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit. KESCO do të vazhdojë ta ndjekë nga afër situatën dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm për konsumatorët”, thotë KESCO.
Bill dhe Hillary Clinton refuzojnë të dëshmojnë në Kongres p...
Kryeministri i Groenlandës i jep fund debatit: Zgjedhim Dani...
“Po zihen femrat për ty”, Elijona flet me Limin për Albën, D...
Apple i drejtohet Google për të mundësuar përmirësimin e int...
Vëllai i Arbër Zenelit transferohet te klubi i njohur në Bel...
Avokati i Popullit letër Trendafilovës: DhSK me mangësi në p...