Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila sot ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.
Në një postim në Facebook, ajo tha se në këtë takim kanë diskutuar për mundësitë e zhvillimit të mëtejmë të ekonomisë së vendit, bashkëpunimin bilateral me Republikën e Austrisë, si dhe trajtuam projektet e deritashme të mbështetura nga shteti austriak për Kosovën, shkruan Arbresh.info.
“Austria mbetet një ndër partnerët seriozë të Kosovës në shkëmbimet tona tregtare, prandaj edhe fushat e bashkëpunimit në sektorin privat janë të shumta.”, tha ajo.
“Tranzicioni i gjelbër dhe lëvizja drejt ekonomisë së qëndrueshme, mbi parime mjedisore, mbeten fokus dhe objektiv kyç i MINTI-t; andaj vazhdimin e bashkëpunimit me shtetin e Austrisë e shohim afatgjatë dhe të qëndrueshëm.”, u shpreh Kusari-Lila./Arbresh.info
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan