Në konferencën për media të shënimit të Diferencës Evropiane të Logopedisë, u theksua rëndësia e logopedisë dhe nevoja për rritjen e numrit të logopedëve në institucione.
U kërkua nga Qeveria dhe komunat të investojnë më shumë në shërbimet logopedike për të mbështetur zhvillimin e aftësive të të folurit te fëmijët.
“Ne si Zyrë për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit jemi mekanizmi kyç dhe i rëndësishëm që koordinojmë procesin në fushën e të drejtave të njeriut dhe, në veçanti, atë që ka të bëjë me pjesën e ndjeshme apo të rrezikuar të shoqërisë,” tha Habit Hajredini, nga Zyra për Qeverisje të Mirë.
Lekë Gjurgjiali nga organizata ‘Zë’ prezantoi një studim të zhvilluar në Kosovë për logopedët.
“Në vitin 2020, sipas hulumtimit, kemi parë që ka pasur rreth 400 logoped të diplomuar, çka ka qenë shqetësuese, pasi nga ata vetëm 27 logoped ishin të licencuar. Në vitin 2020, vetëm dy logoped ishin të angazhuar në institucionet publike,” tha ai.
“Ne kemi një mungesë shumë të madhe të shërbimeve. E dimë që shërbimet e logopedit janë jetike, pasi ndihmojnë shumë në zhvillimin e aftësive të të folurit. Kjo është një thirrje drejtuar institucioneve, qeverisë dhe komunave që duhet të investojnë në këtë shërbim,” tha Donjeta Kelmendi, nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve.
Konferenca u organizua nga Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me organizatën ‘Zë’, si dhe në partneritet me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve./rtk
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...