Avokati i njohur, Arianit Koci ka bërë thirrje që Rrafshi i Dukagjinit të futet në shtetrrethim për të zbuluar dhe arrestuar autorin e sulmit makabër mbi autobusin që la tre persona të vdekur.
Koci ka thënë se Policia e Kosovës ka kapacitetet për të zbuluar terroristët e sulmit.
Ai ka thënë se zbulimi i këtij rasti nuk guxon të marrë më shumë se një javë kohë.
Postimi i plotë:
Tre burra të aftë, të ndershem dhe trima të Inteligjencës së Policisë – e ka të tillë; po aq burra nga AKI – dhe duart e lira në hetim – i zbulojnë terroristat e sulmit në Deçan, shumë shpejtë.
Nëse nuk ka interferim!
Natyrisht, sonte duhet që krejt Rrafshi i Dukagjinit të futet në shtetrrethim; patrullat e policisë të dalin në rrugë, dhe të hetohet çdo hyrje/dalje në Kosovë.
Një javë. Nuk duhet më shumë për zbulim të këtij akti terrorist.
Analistat e inteligjencës, nuk guxojnë të pushojnë hiç.
Përndryshe, motivet mund të jenë shumë më pak komplekse, se që mendohet.
Në nje vend ku ka krizë të moralit, motivet e krimeve makabër, shpesh janë me “tokësore” se që mendohet.
Sidoqoftë, burgimi i përjetshëm është masa e vetme që duhet të aplikohet në këtë rast. /arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...