Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se ka kërkuar caktimin e masës se paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit B.B, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas prokurorisë, i pandehuri B.B, me datë 21 prill 2025, në Pejë, rreth orëve të mëngjesi, duke e shfrytëzuar momentin e volitshëm, pasi pronari së bashku me familjarët e tij gjendej për pushime jashtë vendit, i pandehuri duke përdorur forcën hap dritaren e dhomës se fjetjes ne katin e dyte të shtëpisë hynë brenda ku nga aty merr sasi te arit ne vlere rreth 30.000 (tridhjetëmijë) euro, para te gatshme rreth 7.000 (shtatë mije) euro, si dhe ore dorë te markave te ndryshme ne vlere rreth 87.000 (tetëdhjetë e shtatëmijë euro), me pas largohet nga vendi pa e vërejtur nga askush, ashtu që gjatë kontrollit nga Policia e Kosovës me datë 21.04.2025 në shtëpinë e të pandehurit gjejnë ora te markave te ndryshme të cilat i përkitnin viktimës.
Prokurori i shtetit, gjatë seancës se procedurës paraprake do kërkoje nga gjyqtari që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit./Arbresh.info/
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm
Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave verior...
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...