Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i ka udhëzuar ushtrisë të përshpejtojë fushatën e saj ajrore kundër Iranit për 48 orë për të shkatërruar sa më shumë të jetë e mundur industrinë e armëve të vendit përpara se Uashingtoni të lëvizë drejt një armëpushimi, raportoi të mërkurën New York Times.
Direktiva erdhi pasi qeveria e Netanyahut mori një kopje të një plani 15-pikësh të hartuar nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftës dhe thuhet se arriti në përfundimin se ai nuk i adresonte në mënyrë adekuate programin bërthamor të Iranit ose aftësitë e raketave balistike. Zyrtarët izraelitë kanë frikë se Presidenti i SHBA-së Donald Trump mund të shpallë bisedime paqeje në çdo moment, sipas Times, shkruan Anadolu.
Lidhur me planin e raportuar, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt bëri thirrje për kujdes, duke thënë se kishte parë një plan “të qarkulluar në media”, por se Shtëpia e Bardhë nuk e kishte konfirmuar kurrë atë.
“Ka elementë të së vërtetës në të, por disa nga historitë që lexova nuk ishin plotësisht faktike”, shtoi ajo, transmeton KlanKosova.tv.
Netanyahu lëshoi urdhrin gjatë një takimi në një seli ushtarake të martën, pas informimeve nga komandantët e lartë mbi objektivat e mbetura të zbatueshme.
Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr
Trump paralajmëron Iranin që të bëhet serioz për bisedimet p...
Dy krerët e federatave të futbollit takohen para ndeshjes Sl...
Kurti motivon Kombëtaret: Ky është shekulli i shqiptarëve në...
KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 m...
Turqia eliminon Rumaninë, pret në finale të play-offit fitue...