Kryenegociatori i sapoemëruar i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe Koordinator Kombëtar për Instrumentin e Reformës dhe Rritjes, Jeton Zulfaj, zhvilloi sot takimin e tij të parë zyrtar me Eva Palatova, Shefe në detyrë e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Gjatë takimit, Zulfaj rikonfirmoi përkushtimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar se mandati i tij do të udhëhiqet nga rezultatet dhe përmbushja e plotë e të gjitha obligimeve në kuadër të Planit të Rritjes.
Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë për të punuar ngushtë me institucionet e BE-së për të siguruar përparim të qëndrueshëm në reforma.
Palatova e uroi Zulfajn për emërimin dhe rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për agjendën e reformave në Kosovë.
Diskutimi u përqendrua tek gjendja aktuale e procesit të integrimit dhe nevoja për përpjekje të qëndrueshme pas ratifikimit të marrëveshjeve.
Zulfaj theksoi rëndësinë e marrjes së statusit të vendit kandidat dhe avancimit në procesin e integrimit si objektiv kryesor të qeverisë. Ai falënderoi Palatova për vizitën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Mbi 5 mijë kamionë e autobusë kontrollohen nga Policia, shqi...
Aktori Armend Baloku kandidon për herë të parë për deputet
Nesër vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në fshatin Fra...
E papritur – Moza puth në buzë Ilir Shaqirin në Ferma ...
65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit
Trump kërcënon Iranin: Marrëveshje ose do ta përfundojmë pun...