Kapiteneria e Portit të Vlorës ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit jashtë gjirit të Vlorës, në det të hapur, për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike.
Po kështu, anija e pasagjerëve e linjës Vlorë–Brindisi–Vlorë ka anuluar lundrimin dhe mbërritjen në Portin e Vlorës për datën 26 mars.
Ndalimi i lundrimit fillon nga ora 06:00 e datës 26 mars, deri në orën 06:00 të datës 27 mars.
Sipas parashikimit hidrometeorologjik kushtet e motit paraqiten të përkeqësuara, me shpejtësi ere 15–20 m/s dhe lartësi dallgësh nga 1,5 deri 2,5 metra.
Me qëllim parandalimin e çdo rreziku apo situate emergjente për shkak të kushteve atmosferike, Kapiteneria e Portit të Vlorës kërkon bashkëpunimin e të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për marrjen e masave të nevojshme në sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.
Ndërkohë anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...