Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me inciale A.P.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, A.P dyshohej se merr pjesë në trafikimin me njerëz me anë të kanosjes, përdorimit të forcës, mënyrës së përfitimit përmes punës së detyruar dhe veprime të tjera të dhunshme, kontrolluese të përcjella me maltretimin fizik dhe psikik me qëllim shfrytëzimi për përfitim ndaj të dëmtuarës A.V, shkruan Arbresh.info.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkes për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me inicialet A.P.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, i pandehuri A.P., merr pjesë në trafikimin me njerëz me anë të kanosjes, përdorimit të forcës, mënyrës së përfitimit përmes punës së detyruar dhe veprime të tjera të dhunshme, kontrolluese të përcjella me maltretimin fizik dhe psikik me qëllim shfrytëzimi për përfitim ndaj të dëmtuarës A.V. “, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz’’ nga neni 165 par.1 të KPRK-së./Arbresh.info/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...