Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit 30 ditësh ndaj të pandehurve F.G. dhe B.M., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit, në bashkryerje, kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas nenit 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe nenin 275 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas hetimeve të deritanishme, më datë 21 tetor 2025, rreth orës 23:40, në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinë, zyrtarët policorë kanë ndaluar veturën e tipit Volkswagen Passat, të cilën e drejtonte i pandehuri F.G., ndërsa pasagjer ishte i pandehuri B.M.
Gjatë kontrollit të kryer nga Policia e Kosovës, në veturë janë gjetur dy (2) paketime me mbishkrimin “777”, njëra me peshë 1,143.9 gramë, ndërsa tjetra me peshë 1,135.7 gramë, që përmbanin substancë narkotike të llojit kokainë.
Po ashtu, gjatë kontrollit të çantës së të pandehurit B.M. janë gjetur para të gatshme në shumën prej 12,050 (dymbëdhjetë mijë e pesëdhjetë) euro, si dhe një (1) telefon i markës iPhone 15 Pro Max. Tek i pandehuri F.G. janë gjetur 1,050 (njëmijë e pesëdhjetë) euro dhe një (1) telefon i markës Samsung.
Të gjitha këto sende janë sekuestruar nga Policia e Kosovës, si prova materiale në procedurë penale.
Prokurori i Shtetit, gjatë seancës së procedurës paraprake, do të kërkojë nga gjyqtari i procedurës paraprake që ndaj të pandehurve të caktohet masa e paraburgimit./Arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK