Gjykata Kushtetuese ka vendosur për kërkesën e Presidentes së Kosovës lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në vendim thuhet se kërkesa është e papranueshme dhe Gjykata e refuzon kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme.
“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 30 mars 2026, ka vendosur për kërkesën me numër të rastit KO81/26, të parashtruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, për vlerësimin e “konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese sipas nenit 113 (3) (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, përkatësisht në mes të parashtrueses së kërkesës dhe “grupeve parlamentare si trupa të Kuvendit të Republikës së Kosovës” në ndërlidhje me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
“Gjykata, njëzëri, vendosi: I. TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme; II. TË REFUZOJË kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme; III. T’UA KUMTOJË këtë Aktvendim palëve”, thuhet në njoftim.
“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...
Formohet grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kan...
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...