Kërcënon me revole bashkëshorten dhe kunatin

12:04 | 9 Gusht 2018

Një person i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së djeshme në qytetin e Fushë-Kosovës pasi që kishte kërcënuar bashkëshorten e tij dhe kunatin [vëllanë e gruas].

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje, ku bashkëshorti e kishte sulmuar gruan e tij fizikisht, e cila pastaj kishte shkuar në shtëpinë e vëllait të saj për t’u mbrojtur.

Mirëpo, personi i dyshuar kishte shkuar në shtëpinë e vëllait të bashkëshortes së tij dhe kishte kërcënuar atë dhe vëllanë e saj me pistoletë.

Policia pas daljes në vendin e ngjarjes ka arrestuar personin dhe i është konfiskuar pistoleta me 17 fishekë dhe dy pushkë gjuetie të cilat i kishte me leje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara